(E plotësuar) Sipas burimeve zyrtare si pasojë e sulmeve të njëpasnjëshme në afërsi të stadiumit “Stade de France” në rrugën “Charonne” si dhe në sallën e koncerteve “Bataclan” në Paris, janë vrarë 158 persona.
Pyetur pas orës 22:30, rajoni i policisë numëronte katër shkëmbime zjarri në Bataclan dhe rrugën “Charonne”.
_______________________________________________________________________________________________________________________________
Shkon në 40 numri i viktimave në Paris (Video)
Kanali francez BFM raporton se së paku 40 persona kanë vdekur nga sulmet në Paris.
Zyrtarët amerikanë të sigurisë besojnë se seria e sulmeve në Paris janë sulme të koordinuara.
_____________________________________________________________________________________________________________________
Paris, të shtëna e shpërthime; të paktën 26 të vdekur dhe 60 pengje
Të paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur pas një serie të shtënash në kryeqytetin francez, Paris, të ndjekura më pas edhe nga tre shpërthime pranë stadiumit “Stade de France” ku po zhvillohet aktualisht ndeshja miqësore Francë-Gjermani.
Të paktën një person dyshohet të ketë hapur zjarr me një automatik në restorantin “Petit Cambodge”. Gazeta franceze “Liberation” raporton për 4 viktima në vendngjarje. Ndërkohë që të shtëna mësohet të jenë dëgjuar edhe në qendrën e arteve “Bataclan”, ku dyshohen të jenë marrë 60 veta pengje.
Tre shpërthimet raportohen të kenë ndodhur në një bar pranë stadiumit “Stade de France”. Nga raportimet e fundit thuhet se edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili ishte duke parë ndeshjen miqësore, është larguar për arsye sigurie nga stadiumi.
Një gazetar i BBC-së i ndodhur pranë restorantit ka bërë të ditur se mbi 10 trupa janë parë të shtrirë përtokë, por ende nuk konfirmon nëse janë të vdekur apo të plagosur rëndë. Sipas tij policia ka mbërritur me urgjencë në vendngjarje.
Dëshmitarët pranë zonës kanë thënë për “Liberation” se ka dëgjuar mbi 100 të shtëna, ndërkohë që agresori dyshohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes./TCh/