Izraeli shkatërron shtëpitë e disa palestinezëve

Ushtarët izraelitë, shkatërruan shtëpitë e disa palestinezëve me pretendimin se kanë vrarë kolonë hebrej dhe ushtarë në qytetet Nablus dhe Ramallah, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas thirrjeve të bëra nga xhamiat në qytetin Nablus, ku nga banorët e vendit u kërkua që të shkojnë në vendin ku do të shkatërrohen shtëpitë dhe ti kundërvihen ushtarëve izraelitë, nodhën përleshje rreth shtëpive dhe në vendet e ndryshme të qytetit. Nga ngjarjet u plagosën 10 palestinezë, ndër të cilët 2 me plumba të vërtetë, 7 me plumba plastikë dhe një palestinez si shkak i goditjes nga automjeti ushtarak izraelit.

Ushtarët, pasi kanë nxjerrë njerëzit që jetojnë në shtëpitë e Kerem el-Misri, Semir el-Kusa dhe Jahja el-Haxh Hamad duke vendosur eksploziv i shkatërruan shtëpitë.

Gjithashtu u vërehet se para shkatërrimit dhjetëra familje në shtëpitë përreth ishin nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe ishin arrestuar nga ushtarët izraelitë.

Vendimin e shkatërrimit e konfirmoi ministri i Mbrojtjes, Yalon.

Gjithashtu edhe shtëpia e Muaz Hamid-t u shkatërrua në qarkun Silvad në lindje të Ramallahit, i cili është i paraburgosur në burgjet e autoriteteve palestineze.

Forcat izraelite shkatërruan edhe shtëpinë e tij duke vendosuar eksplozivë, i cili akuzohet se është anëtari i qelizës ushtarake të Hamas-it dhe më 29 qershor kishte hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë. Në rajon ndodhën përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve.

Ushtria izraelite në deklaratën me shkrim njoftoi se janë shkatërruar 4 shtëpi ndër të cilat 3 në Nablus dhe një në Silvad dhe se vendimin e shkatërrimit e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Moshe Yalon.

Ushtarët izraelitë më parë kishin paralajmëruar familjet se do ti shkatërrojnë shtëpitë.

Kabineti i sigurisë së Izraelit muajin e kaluar kishte marrë vendim ndaj palestinezëve që, "të shpejtohet në shkatërrimin e shtëpive, zgjerimi i fushës së ndalimit administrativ dhe rritjen e sigurisë".


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat