Thuram: Franca është në luftë sepse ka bombarduar vende të huaja

“Hollande ka thënë se ne francezët jemi në luftë pas atentateve në Paris? Vendi im është në luftë, por jo nga e premtja. Franca është në luftë që kur ka nisur të bombardojë vende të huaja”.

Kjo është deklarata e fortë për një radio italiane e ish-futbollistit francez Lilian Thuram, kampion i Botës me kombëtaren e “Gjelave” në vitin 1998.

“Kemi qenë shembull integrimi, por nuk jemi më. Kanë ndryshuar shumë gjëra. Për shembull, ka dalë një politikane (Marine Le Pen), e cila thotë se Franca është një vend i racës së bardhë dhe një vend i krishterë. Çfarë do të thotë kjo? Që kush nuk është i bardhë dhe jo i krishterë, nuk është francez? Ajo po krijon përçarje në komunitet”, tha ish-lojtari i Juventusit./TCh/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat