Eksperti i sigurisë, ka raguar pas deklaratave fyese ndaj komunitetit mysliman që i bëri opinionisti nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj.
“Kastriot Myftaraj, i njohur për opinionin shqiptar, si një “analist” kontroversë në pikëpamjet e tija, që në jetën e përditshme më shumë janë të sëmura sesa reale dhe të analizuara siç duhet të trajtohet një temë”, thotë Islami për Gazetën NewBorn.
Eksperti i sigurisë pohon se, të kërkosh dhe të tërhiqen paralele mes Mekës, Medinës dhe Hiroshimës e Nagaskut është një llojë sëmundje që kanë njerëzit ndaj dikujt apo besimeve, dhe në praktik këta tipa janë fashistë.
“Të kërkohet që të hidhen bomba atomike në vendet e shenjta Islame është sikur të kërkosh vdekjen e 1.5 miliardë myslimaneve në krejt botën. Prandaj, thirrjet e tilla nxitëse janë të njëjta me thirrjet e predikuesve të ISIS-it, pra ky nuk dallon asgjë nga ta dhe ky hynë me ta në thes”, shton ai.
“Shteti Shqiptar, përmes Prokurorit të Shtetit ka bazë të mjaftueshme ndaj Kastriot Myferaj që menjëherë ta arrestoj duke u bazuar në ligjet e vendit, sepse është e ndaluar të bëhet urrejtje racore dhe urrejtje fetare. Ky psikopat ose duhet të dërgohet në entin për përmisim derisa të risocializohet ose të arrestohet e të dënohet”, thotë Avni Islami. /Gazeta NewBorn/