Aktet terroriste në Paris janë bërë fillesa e shtimit deri në 115 raste, të regjistruara, të sulmeve islamofobe në Angli, thënë ndryshe një trefishim i këtyre ngjarjeve, bëri sot të ditur shoqata "Tell Mama" në një raport cituar nga "The Independent".
Këto raste të dhunshme mund të jenë verbale ose fizike, të regjistruara gjatë javës që kaloi, në formë pyetësori i realizuar deri të shtunën kryesisht ndaj grave të mbuluara të fesë myslimane nga mosha 14 deri në 45 vjeçe.
Autorët e këtyre sulmeve janë kryesisht meshkujt të bardhë të moshës 15 deri në 35 vjeç.
"Të dhënat në fjalë me shumë gjasa janë disi në nivel më të ulët, pasi viktimat kanë frikë të njoftojnë policinë ose grupet komunitare", bën të ditur raporti i realizuar për një grup pune të qeverisë për çështjen e islamofobisë.