Ushtarët izraelitë nga tetori deri më sot kanë arrestuar të paktën 500 palestinezë në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryetari i Shoqatës së të burgosurve palestinezë, Kadura Faris konfirmoi për AA se ushtarët izraelitë nga tetori deri më tani kanë arrestuar të paktën 500 palestinezë dhe se arrestime më shumti pati në El-Khalil, Jerusalem dhe Ramallah.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite në një deklaratë me shkrim tha se ushtarët në operacionin e mbrëmshëm në Bregun Perëndimor janë arrestuar 24 palestinezë.
Forcat izraelite shpesh, sidomos në orët e mbrëmjes futen në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, duke përdorur si arsye krimet e ndryshme. Gjatë bastisjeve kryesisht arrestojnë palestinezë për të cilë edhe vijnë.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 6 mijë e 500 palestinezë.