Si u bë arrestimi i Albin Kurtit (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, pasi që për të ekzistonte një fletëarrest paraprakisht.

Por fillimisht Kurti u paraqitë në manifestimin e Opozitës dhe mbajti fjalim para masës.

Ai erdhi i veshur në rroba sportive, njofton Klan Kosova.

Dalja e tij në skenë e ekzaltoi masën e mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Tema e bashkimit kombëtar ishte ajo për të cilën foli më së shumti ai. Shumë më tepër se sa për dy çështjet për të cilat u ftua manifestimi.

 Duke e ditur se në çdo moment mund të arrestohet, dhjetëra aktivistë e përcollën Kurtin deri në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pjesëtarët e Vetëvendosjes, u barrikaduan për ta penguar arrestimin, por forcat e rendit kishin urdhër të prerë.

Kështu specialët i thyen dyert e selisë dhe arrestimet nisën.  Në mesin e të kapurve ishin edhe shumë figura të larta të Vetëvendosje.

Ndërkohë, aksioni policor brenda selisë së Vetëvendosje, po vazhdonte gati krejt në fund u nxor me pranga në duar edhe njeriu më i kërkuar i operacionit, Albin Kurti./klankosova/

 

Momenti kur njësitet speciale thyejnë dhe sulmojnë zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Shikojeni dhunën që ata e përdorin.

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, November 28, 2015

Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat