Sulmet ajrore të forcave të regjimit të Asadit me mbështetjen e Rusisë ndaj rajonit turkmen Bayirbucak të vendit rural Lazkiye detyrojnë që mijëra persona të braktisin shtëpitë e tyre dhe të migrojnë në vendet e sigurta, raporton Anadolu Agency (AA).
Arabët dhe turkmenët të cilët ikin nga bombardimet e rënda të Rusisë, e cila në 2 muajt e fundit duke u arsyetur se godet DAESH-in sulmon rajonin turkmen, migrojnë në vendet afër kufirit të Turqisë ku mendojnë se është më e sigurtë. Civilët të cilët ikin nga bombardimet me frikën se mund të vriten, shkojnë në kufirin e Turqisë duke marrë me vete veshmbathje.
Familjet të cilat me ditë udhëtojnë të uritur dhe të etur nëpër rrugët me baltë, mundohen ti vazhdojnë jetët e tyre në tendat të cilat ua ka dhënë Presidencës Turke për Menaxhim me Fatkeqësitë dhe Emergjenca (AFAD) dhe të Gjysmë Hënës Turke nga kufiri i Turqisë.
Një ndër turkmenët e Bayirbucak-ut Ahmed Salim në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se Rusia është duke i sulmuar për ti sunduar ato, dhe se masakrojnë njerëz civilë pa marrë parasysh se janë fëmijë, gra apo pleq.
Salim tha se avionët luftarakë, ashtu siç i masakrojnë civilët, i shënjestrojnë edhe shkollat, xhamitë dhe spitalet.