Pushtimi izraelit i Gazës ka çuar në varfëri ekstreme një numër të madh të familjeve në këtë pjesë të botës. Kushtet e vështira ekonomike, mungesa e ushqimit dhe kequshqyerja tek fëmijët shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Shoqata palestineze "Bota e fëmijëve" ka bërë një hulumtim për periudhën janar-tetor të këtij viti ndaj 24 mijë e 800 fëmijëve të moshës nën 5 vjeç. Rezultatet treguan se çdo i gjashti fëmijë është i dobët dhe i paushqyer. Shumica e fëmijëve vuajnë edhe nga anemia.
Drejtori i Shoqatës, Adnan El-Vahidi, shpjegon se gjendja shëndetësore e fëmijëve në Gazë është në rrezik.
"Këta tregues janë me të vërtetë shqetësuese dhe të rrezikshëm. Varfëria është gjithnjë më e pranishme në Gazë e cila është nën okupim më shumë se tetë vjet", tha Vahidi.
Siç thotë ai, gjendja gjithnjë e më e keqe ekonomike dhe humanitare në Gazë ndikon keq në shëndetin e fëmijëve. Vahidi thekson se viktimat më të mëdha të kësaj situate janë fëmijët.