“Fronti Islamik i Sirisë” ka publikuar një video që mban titullin: "Jemi muslimanë, jo kriminelë"
Në këtë publikim të “Frontit Islamik të Sirisë”, që është një nga formacionet e armatosura më të fuqishme të opozitës siriane, shihen disa ushtarë të ISIS të kapur rob dhe të veshur me veshje portokalli gati për tu ekzekutuar.
Atëherë shfaqet mesazhi “Muslimanët nuk janë kriminelë” dhe ushtarët e “Frontit Islamik të Sirisë” heqin kapelat e tyre dhe shpallin faljen për ushtarët e ISIS-it.
Me këtë dëshirojnë t’i bëjnë me dije se qëllimi i “Frontit Islamik të Sirisë” nuk është ekzekutimi i njerëzve siç vepron ISIS-i, por mëshira qoftë edhe ndaj armikut, ashtu siç i mëson Islami.