Dhjetëra civilë mbetën të vrarë sot, e rrugët siriane u skuqën nga gjaku pasi bombat ranë si shi nga qielli në një betejë brutale ndërmjet rebelëve dhe forcave qeveritare.
Njerëz në moshë madhore u panë duke mbajtur nëpër duar fëmijët të cilët u goditën barbarisht nga bombardimet në një fortesë të rebelëve në Damask, që përfshiu goditjen e një shkolle, duke vrarë të paktën 31 civilë, shkruan Daily Mail.
Spitalet u mbushën me njerëz që kërkonin ndërhyrje kirurgjikale për fëmijë të vegjël deri në 10-vjeç, ndërkohë që bombat vijonin të vërshonin nga aeroplanët e forcave qeveritare që besohet se janë ruse. /mapo/