Arabia Saudite formon koalicion antiterrorist prej 34 vendesh

Arabia Saudite formoi një koalicion islamik antiterrorist prej 34 vendesh, duke përfshirë Turqinë, Egjiptin, Pakistanin dhe Senegalin, njoftoi sot agjencia zyrtare saudite të lajmeve “SPA”, që publikoi një listë të këtyre vendeve, duke mos përfshirë Iranin dhe Irakun.

“Ky koalicion, i drejtuar nga Arabia Saudite, do të pajiset me një qendër komandimi të vendosur në Riad për të mbështetur operacionet ushtarake të luftës kundër terrorizmit”, shtoi agjencia e lajmeve.

Sipas komunikatës së përbashkët, koalicioni u formua në bazë të pikave të marrëveshjes së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për luftën kundër terrorit dhe organizatave të armatosura terroriste, si dhe për eliminimin e objektivave dhe shkaqeve të terrorit.

“Vende pjesëmarrëse në koalicion janë Arabia Saudite, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Bahrejni, Bangladeshi, Benini, Turqia, Çadi, Togoja, Tunizia, Xhibuti, Senegali, Sudani, Sierra-Leone, Somalia, Gaboni, Guineja, Palestina, Komoret, Katari, Bregu i Fildishtë, Kuvajti, Libani, Libia, Maldivet, Mali, Malajzia, Egjipti, Maroku, Mauritania, Nigeri, Nigeria dhe Jemeni”, thuhet në vijim të komunikatës.

“Ky koalicion dëshmon shqetësimin e botës arabe për të luftuar terrorizmin dhe për të qenë një partner në luftën botërore kundër këtij kataklizmi”, deklaroi princi i ardhshëm trashëgimtar dhe ministri saudit i Mbrojtjes, Mohammad bin Salman Al Saud, në një konferencë shtypi./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat