Dy palestinezë vriten nga ushtarët izraelitë në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Ushtarët izraelitë qëlluan për vdekje dy palestinezë në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor, sot gjatë orëve të para të mëngjesit, njoftuan burime lokale dhe mjekësore.

Një raport izraelit thotë se dy palestinezët u përpoqën të sulmonin me makinën e tyre ushtarët izraelitë në kampin Qalandia, në jug të Ramallahut, duke provokuar kështu hapjen zjarr nga ana e ushtarëve.

Ushtria izraelite tha se tre prej anëtarëve të saj ishin plagosur lehtë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e dy të rinjve, rreth të njëzetave, ndërkohë që shtoi se dy të tjerë kishin shkuar në spital, të plagosur pas së njëjtës ngjarje.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat