Turqia nuk i paguan kompensim Rusisë për aeroplanin e rrëzuar

Ankaraja thotë se nuk do t’ia paguajë asnjë kompensim Rusisë për aeroplanin ushtarak rus që e ka rrëzuar muajin e kaluar në afërsi të kufirit me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgic, e ka kumtuar qëndrimin e Ankarasë dje, disa minuta pasi zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksei Meshkov, i bëri thirrje Turqisë për të paguar kompensim për aeroplanin e rrëzuar.

Turqia e ka rrëzuar aeroplanin rus më 24 nëntor pasi që ai e kishte shkelur hapësirën ajrore turke. Aeroplani sipas Turqisë, është rrëzuar pas disa paralajmërimeve të bëra.

Të dy pilotët që kanë qenë në bord, u vranë gjatë incidentit.

Rusia këmbëngul se aeroplani nuk e ka shkelur hapësirën ajrore turke dhe si i tillë ka lëviozur vetëm në territorin sirian.

Si përgjigje ndaj rrëzimit të aeroplanit, Rusia e ka vendosur një seri sanksionesh ndaj Turqisë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat