Parlamenti i Greqisë mori vendim për të njohur shtetin e Palestinës.
Në takimin e sotëm me agjendë të veçantë në Parlament pranohet me shumicë votash vendimi i propozuar nga kryetari i Parlamentit grek, Nikos Vuçis për njohjen si shtet të Palestinës.
Ky vendim i Parlamentit ka cilësinë këshilluese ndaj qeverisë greke që të njohë zyrtarisht Palestinën.
Votimin në Parlament e kanë ndjekur duke qenë të pranishëm edhe Kryeministri grek, Alexis Tsipras bashkë me Presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.
Kryeministri Tsipras në një deklaratë të bërë ditën e djeshme pas takimit me Abbas kishte theksuar se vendi i tij në një kohë të përshtatshme do të njohë si shtet Palestinën dhe në shkresat zyrtare në vend të shprehjes "Autoriteti Palestinez" do të përdorej termi "Palestina".
Shumë parlamente kombëtare brenda Bashkimit Evropian në kohët e fundit kanë marrë vendime këshilluese për njohjen e Palestinës.
Ndërsa 8 vende në BE e kanë njohur Palestinën, ku dhe vendi i fundit që e ka njohur ka qenë Suedia.
Ndërsa vendet e tjera e kanë njohur Palestinën që në periudhën e ish-Bashkimit Sovjetik.