Tensionet mes Turqisë dhe Rusisë duket se nuk kanë shanse të ulen. Kryeministri turk ka deklaruar se vendi i tij do të jetë kundër kujtdo që bombardon popullin e Sirisë, qoftë kjo edhe Rusia.
Deklarata e kryeministrit turk, Ahmet Davutoğlu, njëherësh kryetari i përgjithshëm i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim), Ahmet Davutoğlu u bë në një fjalim të mbajtur në mbledhjen e grupit të partisë në lidhje me programin e vizitës në Rusi të bashkëkryetarit të partisë Demokratike të Popujve, Selahattin Demirtaş.
“Këto e kanë kthyer në moral të bashkëpunojnë me ata që kanë probleme me Turqinë, në vend që të veprojnë bashkë me popullin. Jemi përballë kujtdo që bombardon popullin e Sirisë”, citohet të ketë thënë ai, raporton Anadolu Agency (AA).