Zahran Alush, udhëheqës i grupit opozitar “Jaysh al Islam” (Ushtria e Islamit), është vrarë sot pas namazit te xhumasë në qytezën e Dumas, nga sulmet ajrore ruse, njoftojnë mediat lokale, transmeton Reuters.
Zahran Alush ishte djali i Abdullah Alush, dijetar nga Guta. Kishte studiuar në Universitetin Islamik të Medinës, në lëmine e hadithit.
Ai ishte udhëheqës i grupit “Jaysh al Islam” i themeluar në vitin 2011 dhe i cili lufton kundër regjimit kriminal të Bashar Asadit dhe kundër organizatës DAESH.
Zahran Alush ishte nga të parët në luftën e Sirisë dhe ishte udhëheqësi më i njohur i forcave opozitare atje. /Shembulli