Putin dhe Asad në listën e dokumenteve sekrete për pastrim parash në Panama

Drejtori Konzorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ (ICIJ) thotë se në dokumentet sekrete mbi krimet financiare në Panama janë edhe emrat e miqve të ngushtë dhe bashkëpunëtorët e Vladimir Putin, Beshar Esad dhe të organizatave mafioze.

Drejtori i Konzorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ (ICIJ) Gerard Ryle, deklaroi se zbulimi i dokumenteve sekrete në rastin "Dosja Panama", dëshmon se në çështjen e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal ishin të përfshirë edhe organizatat mafioze dhe njoftoi se ky rast me siguri do të shtojë presionin ndërkombëtar në "parajsën e taksave", siç quhen shpesh vendet e tilla si Panamaja, ku parregullsitë financiare kryhen përmes kompanive 'offshore'.

Kreu i projektit zbuloi miliona dokumente të kompanisë MosMossack Fonsecasack Fonseca në Panama. Ryle theksoi se nuk dihet se cili është i pari që zbuloi dokumentet sekrete në Panama, ndërsa në ICIJ, ato i kishte dorëzuar gazetari i "Süddeutsche Zeitung", Bastian Obermayer.

"Në vazhdim të projektit do të publikojmë shumë lajme të tjera me qëllim të zbardhjes së çështjes. Jemi duke bashkëpunuar me rerth 180 kompani mediatike. Gazetarët tanë aktualisht janë duke analizuar materialet e mbledhura", sqaroi Ryle.

Ryle më tej pohon se në dokumentet "Dosja Panama", përmenden emrat e njerëzve shumë të afërt me presidentin sirian Beshar Esad.

"Kemi gjetur llogaritë e tre kompanive 'offshore' dhe disa individë, të cilët janë të lidhur ngushtë me regjimin sirian. Një shembull është kompania që furnizon Esadin me karburant, e cila mundëson bombardimet dhe vrasjen popullit sirian", tha Ryle.

Duke theksuar se në mesin e njerëzve që kanë pastruar para nëpërmjet llogarive 'offshore' në Panama ndodhen edhe anëtarë të dënuar të mafias, Ryle tha se dokumentet "Dosja Panama" zbulojnë veprimtaritë e mafias japoneze, italiane dhe nga pjesët e tjera të botës.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat