Plot 47 gra banore të qytetit jugor sirian, Daraa, prej 3 vitesh nën rrethimin e forcave besnike të regjimit të Esadit, i kanë dërguar një letër të hapur opinionit publik ndërkombëtar, ku paralajmërojnë se shumë shpejt do të bëhen dëshmitare të vdekjes së fëmijëve dhe të afërmve të tyre për shkak të urisë, në rast se ndihma humanitare nuk do të mbërrinte urgjentisht.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë juve që do ta shikoni dhe lexoni këtë letër, qofshi larg apo afër, se kemi nevojë për ndihma urgjente”, theksohet në këtë të letër të nënave nga Daraa.
Teksa gratë siriane përpiqen të ngrenë zërin përmes letrës së hapur në fjalë, Zyra e Ndihmës së OKB-së në Damask, vetëm 100 km në veri të Daraas, vazhdon të bëjë sehir.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) nuk konsideron nën rrethim zonat e ndihmuara brenda 3 muajve të fundit. Për më tepër, OCHA-ja akuzohet edhe për fshehje të përmasave të rrethimit.
Sipas OKB-së, rreth 393 mijë persona jetojnë nën rrethim në Damask; ndërkohë që ky numër është të paktën 1 milion sipas organizatës “Siege Watch”.