Këto imazhe dramatike mund të ju duken sikur vijnë nga xhirimet e ndonjë filmi aksion, por në të vërtetë jo. Ato tregojnë ushtarët e forcave speciale, gjatë një stërvitje të madhe ushtarake.
Anëtarë të forcave saudite të sigurisë kanë demonstruar aftësitë e tyre të konsiderueshme gjatë një stërvitje ushtarake në një shkretëtirë, në perëndim të Riadit në Arabinë Saudite, transmeton Telegrafi.
Një imazh mahnitës shfaq dy burra të veshur me kapela të zeza dhe të cilët kërcejnë nga pjesa e sipërme e dy makinave në lëvizje.
Një fotografi tjetër tregon një shpërthim të madh në sfond gjatë lëvizjes së xhipave ushtarakë, dhe një tjetër tregon lëshimin e forcave speciale nga një helikopter, nëpërmjet një litari.
E imazhi i fundit tregon një anëtar të forcave saudite të sigurisë, në kokën e të cilit është i vendosur në kokën e një ushtari, të cilin e thyejnë ushtarët tjerë me anë të një çekani. /Telegrafi/