Policia e Kosovës, e gatshme për moslejimin e Sheshelit në Kosovë

Për vizitën e paralajmëruar nga kryetari i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, është lëshuar një vendim nga Ministria e Punëve të Jashtme, për moslejimin e tij në territorin e Republikës së Kosovës.

Po sipas vendimit, në rast e ai futet në Kosovë, duhet të arrestohet.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë Policia e Kosovës në bazë të vendimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme është në pritje të zbatimit të saj.

“Nga Ministria e Punëve të Jashtme, përkatësisht ushtruesi i detyrës i ministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi, është nxjerr vendim që të mos lejojmë Vojislav Sheshel të kalojë në Republikën e Kosovës si ‘person i padëshiruar’. Kjo e obligon policinë të merret me ndalimin e tij”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

Sipas tij, situata në veri është e qetë, pavarësisht përgatitjeve të Partisë Radikale Serbe për organizimin e fushatës së tyre e cila do të mbahet në orën 12:00, në veri të Mitrovicës.

Ndryshe, për të penguar hyrjen e Vojisllav Sheshel në territorin e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme ka marr një vendim i cili u është përcjellë të gjithë komandantëve dhe shefave të operativës në stacionet policore në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat