Në Stamboll mbahet Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI)

Në Stamboll mbahet Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI). Prodhimi i Brendshëm Bruto i 57 vendeve anëtare të Organizatës që marrin pjesë në këtë samit është 10 trilionë dollarë dhe përbën 11% të të ardhurave të botës.

Vëllimi i tregtisë së jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Samitin Islamik është 4,2 trilionë dollarë dhe korrespondon me 22% të tregtisë botërore me vlerë totale 18,7 trilionë dollarë. Sipas të dhënave të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar të Organizatës së Vendeve Islame (COMCEC) për vitin 2014 vëllimi tregtar i 57 vendeve arrin në 2,1 trilionë dollarë.

Ndërsa tregtia që vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik bëjnë ndërmjet tyre në vitin 2014 është realizuar në shifrën e 393 miliardë dollarëve. Vendet që kanë shkëmbimet më të shumta tregtare ndërmjet tyre janë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Turqia, Arabia Saudite, Irani, Indonezia dhe Malajzia.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat