Pas disa vitesh pezullim të punëve, sot komuna e Prishtinës ka lëshuar lejen për ndërtimin e xhamisë në “Mati-1” në Prishtinë.
Dhënien e lejes e ka konfirmuar vet hoxha i kësaj xhamie, Fadil Musliu, përcjell ORAinfo.
“Elhamdulilah
Sot u lëshue leja për ndërtimin e xhamisë "Mati-1" në Prishtinë.
Në emer të xhematit falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në këtë punë madhore”, ka shkruar hoxhë Musliu në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Ky lajm i ka gëzuar shumë banorët e kësaj lagje të cilët ka vërshuar me komente përgëzuese në profilin e hoxhës.
Kujtojmë se kjo xhami kishte nisur të ndërtohej vite me parë, por për shkak të mungesës së lejes inspekcioni i Komunës së Prishtinës kishte pezulluar punën, madje kishte kërkuar edhe rrënimin e saj.











































