Mbreti saudit kërcënon ShBA-në nga Ankaraja

Kërcënimi që erdhi nga Mbreti i Arabisë Saudite, Selman, se do të shesë pasurinë e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vlerë 750 miliardë dollarë në qoftë se Kongresi amerikan do të miratojë projektligjin që e akuzon mbretërinë si përgjegjëse të sulmeve të Al-Kaedës në 11 shtator të 2001 ka shpërthyer si një bombë në agjendën botërore.

Njoftohet se këtë reagim Mbreti Selman e ka bërë gjatë një bisede telefonike që realizoi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, bisedë të cilën e realizoi në kryeqytetin turk, Ankara, ku kishte ardhur për të marrë pjesë në punimet e Samitit Islamik (Samiti i 13-të i vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik).

Ekonomistët thonë se në rast se Riadi do të shesë bonot dhe instrumentet e tjera financiare që ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që kapin shifrën e 750 miliardë dollarëve, atëherë dollari do të shikojë fundin.

Tensioni ndërmjet dy vendeve ishte rritur edhe më shumë për shkak të negociatave nukleare dhe marrëveshjes që Shtetet e Bashkuara arritën të bëjnë me Iranin./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat