Presidenti Erdogan, liderëve të vendeve islame i propozoi krijimin e Unionit të Gjysmëhënave të Kuqe. Ky nuk është një propozim që mund ti vihet viza sipër menjëherë. Ky është një propozim, i cili jep mundësinë që dora e dhembshurisë së islamit të mbërrijë tek më shumë njerëz. Në përgjithësi, organizatat e ndihmës mbartin emblema të Kryqit të Kuq për vendet e krishtera dhe Gjysmëhënë për ato islame. Pavarësisht se ky emër dhe këto emblema nuk janë përcaktuar me domethënien e fesë, perceptimi është në drejtim të kundërt. Institutet e ndihmës me emblemën e Kryqit të Kuq që shkojnë në ndihmë në rast fatkeqësish, sigurojnë tek i dëmtuari një mendim të vetëdijshëm ose nën ndërgjegje që përvetësohet me këtë institut.
Edhe sipas nivelit të zhvillimit të vendeve, në zonat e fatkeqësive, vihen re më shumë institute dhe organizata me emblemën e kryqit të kuq. Por nga 192 shoqata Gjysmëhëne dhe Kryqi të kuq, shumica mban emrin dhe emblemën e Gjysmëhënës. Tani Presidenti Recep Tayyip Erdogan, propozon që organizatat e ndihmës që përdorin gjysmëhënën, të mblidhen për të zgjatur sëbashku dorën e ndihmës. Shoqatat e Kızılay-it të disa vendeve islame, kanë mundësi shumë të mëdha materiale si për shembull, Gjysmëhënat e Katarit ose Arabisë Saudite. Ndërsa disa të tjera kanë personel shumë të kualifikuar. Për shembull Gjysmëhëna e Palestinës. Kurse Gjysmëhëna e Kuqe Turke është një nga institutet më të rëndësishme të ndihmës si nga aspekti i mundësive materiale ashtu edhe nga personeli i specializuar.
Në rast të bashkimit të këtyre komponentëve, nuk mund të imagjinohet se sa e madhe do të jetë potenciali i operacioneve të ndihmave njerëzore. Pra edhe propozimi është shumë i vyer nga ky aspekt. Mundësitë materiale të vendeve të pasura sëbashku me mundësitë e vendeve të zhvilluara nga aspekti i burimit njerëzor të specializuar, do të mundësonte mbledhjen edhe më të shpejtë të plagëve të miliona të pafajshmëve dhe nevojtarëve.
Në botë, çdo vit rreth 60 milion njerëz detyrohen të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të përleshjeve. Përsëri çdo vit, mesatarisht rreth 200 milion njerëz ndikohet nga fatkeqësitë natyrore. Kurse uria, vazhdon ekzistencën e saj si një problem i qindra miliona njerëzve. Për të mbledhur të gjitha këto plagë nevojitet një paradigmë e re dhe ajo duhet të jetë e zhveshur nga paragjykimet politike. Presidenti Erdogan, prej kohësh kërkon një ndryshim nga Kombet e Bashkuara. Ashtu siç kritikon OKB-në me sloganin “bota është më e madhe se 5", duhet përhapur edhe mendimi se sistemi aktual nuk mund të mbledhë plagët aktuale në tërë botën. Shpresojmë që drita e ndezur në Samitin e Vendeve të Islamit, të ndriçojë rrugën e ndihmës së njeriut.











































