I ndodhur në Kroaci për një vizitë zyrtare Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) pas takimit dypalësh me Presidenten e Kroacisë, Kolinde Grabar Kitaroviç, dhe pas takimit të delegacioneve mbajtur në pallatin presidencial në Zagreb organizoi një konferencë të përbashkët për mediat.
Në fjalën e tij Erdoan u dal në çështjen e refugjatëve.
“Nuk i kemi mbyllur dyert për ata që kanë dashur të strehohen në Turqi, nuk kemi për ti mbyllur as këtej e tutje. E konsideroj si një detyrë humane dhe ndërgjegjësore të Perëndimit që ketë një qasje më pozitive në lidhje me këtë çështje”, u shpreh kreu i shtetit turk.
“Dua të shpreh qartë edhe nevojën e një solidariteti të shpejtë në negociatat me vendet anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me çështjen e refugjatëve, pra në veçanti dhënien Turqisë në këtë pikë disa mbështetje të natyrave shumë të ndryshme”, vijoi Erdoan.
Kurse në lidhje me Bosnjë-Hercegovinën Presidenti Erdoan tha se Turqia me Kroacinë ndajnë mes tyre përgjegjësinë për të ardhmen e Bosnjës.
Ndërmjet dy vendeve u nënshkruan edhe marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellët Juridike në Çështjet Penale dhe protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Radioteleviozionit të Turqisë (TRT) dhe Radiotelevizonit Shtetëror të Kroacisë (HRT).











































