Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani, në deklaratën e saj për gazetarin e AA-së, sipas statistikave të Shërbimit të Burgjeve të Izraelit, theksoi se në këto burgje gjenden 440 fëmijë të burgosur ndër të cilët 12 janë vajza, raporton Anadolu Agency (AA).
Shamdasani duke kujtuar se vitin e kaluar në muajin shtator numri i fëmijëve të burgosur ka qenë 171, theksoi se ky numër që nga viti 2008 ka arritur në shifrën 440, e cila është më e larta deri më tani.











































