Mbi 1800 kolonë hebrenjë hynë dhunshëm në Al-Aksa

Më shumë se 1.800 kolonë hebrenjë kanë hyrë dhunshëm në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor gjatë muajit të kaluar, njoftoi një organizatë joqeveritare palestineze, raporton Anadolu Agency (AA).

“Së paku 1.868 kolonë nën mbrojtjen e forcave izraelite të sigurisë kanë hyrë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në muajin prill”, tha për AA Jawad Siyam, kryetar i qendrës informative Wadi Hilweh.

Siç tha, prej tyre 1.011 kanë hyrë në kompleksin Al-Aksa gjatë festës hebreje Pesaha, të cilën këtë vit e festuan nga 22 deri më 30 prill. Për muslimanët Al-Aksa është vendi i tretë i shenjtë në botë. Hebrenjtë nga ana tjetër, i referohen vendit me emrin "Mali i Tempullit” për çka pohojnë se ka qenë vend i dy tempujve hebre nga kohët antike.

Izraeli ka okupuar Jerusalemin Lindor në vitin 1967 ndërsa në vitin 1980, aneksoi qytetin për të cilin thotë se paraqet kryeqytet të shtetit hebre, një veprim i cili nuk është përkrahur asnjëherë nga bashkësia ndërkombëtare.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat