Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot në Kirsehir tha se vendi i tij paraqet shpresë për shumë njerëz edhe jashtë kufijve të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan të pranishmëve u drejtua në qytetin Kirsehir të Turqisë, në pjesën qendrore të vendit.
“Turqia njëkohësisht është sinonim për shpresë për të gjithë ata që ndjejnë ndonjë përkatësi me këtë popull, histori dhe civilizim. Ne nuk jemi vetëm një e kaluar e vëllezërve tanë që na kanë besuar zemrën dhe shpresën, por njëkohësisht jemi edhe e ardhmja e tyre”, tha Erdoğan.











































