Rreth 120 kolonë hebrenjë hynë në oborrin e xhamisë Al Aksa

Rreth 120 kolonë hebrenjë nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e xhamisë al Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Koordinatori për Media i Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas ed-Debs, në deklaratën për gazetarin e AA-së, theksoi se rreth 120 kolonë hebrenjë nën mbrojtjen e policisë izraelite kanë hyrë në oborrin e Xhamisë al Aksa.

Debs tha se kolonët hebrenjë të cilët ishin mbledhur në afërsi të derës El-Kattanin të xhamisë Aksa kanë zhvilluar ritual fetar.

Bashkësitë fetare hebreje dje nëpërmjet mediave sociale bënë thirrje që të shkohet në Xhaminë Al-Aksa në kuadër të zbritjes së Tevratit.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat