Palestinezët e moshës mbi 45 vjeç dhe fëmijët më të vegjël se 12 vjeç u lejuan të falin namazin e xhumasë në kompleksin Al-Aksa, me ç'rast një numër i madh i tyre janë nisur drejt kompleksit, raporton Anadolu Agency (AA).
Shumë palestinezë, në mesin e të cilëve shumica ishin gra, nga orët e hershme të mëngjesit kanë kaluar pikën e kontrollit Kalendiye që ndan Ramallahun dhe Jerusalemin.
Të premten e kaluar namazin e xhumasë në Al-Aksa e falën mbi 100 mijë besimtarë. Palestinezët që jetojnë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor përndryshe nuk u lejohet hyrja në Jerusalem. Prandaj shumica prej tyre, javën e kaluar shfrytëzuan mundësinë që pas kryerjes së namzit të fotografohen.
Në hyrje të Al-Aksës, si dhe gjithkund rreth pjesës së vjetër të qytetit, ishin vendosur mbi një mijë ushtarë izraelitë. Helikopterë të policisë me kamera të montuar dhe balona mundësuan kontrollin e vazhdueshëm të qytetit nga lart.
Palestinezëve nga Gaza dhe Bregu Perëndimor nën moshën 45 vjeç, nuk u lejohet hyrja në Jerusalem.











































