Myslimanët letër deputetëve: Mos votoni ndryshimet kushtetuese pro martesave gay

Një përfaqësi e besimtarëve myslimanë, nëpërmjet një shkresë të dorëzuar në kuvend, kërkojnë nga deputetët të mos votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, nene të së cilës i hapin rrugë bashkëjetesës apo martesës së personave të së njëjtës gjini.

Roald Hysa: Ne i kërkojmë secilit deputet që mos ta pranojë këtë gjë sepse kjo është një togfjalësh dhe një nen që nuk ka lidhje fare me reformën në drejtësi. Boll probleme ka familja shqiptare, i duhet tani edhe një orjentim seksual që të martohen homoseksualet. Ndërkohë deri tani  ligji nuk i ka penguar keta njerez. 

Roald Hysa, thotë se martesa e personave të së njëtës gjini shkatërron familjen, bërthamën e shoqërisë.

Sipas besimtarëve, forumi Musliman i Shqipërisë, përfaqëson rreth 2000 besimtarë në të gjithë vendin./on/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat