Për shkak të mungesë së hapësirës për ti varrosur viktimat në Sirinë e shkatërruar nga lufta, aktivistët kanë improvizuar një formë të re të varrezave me tre nivele që janë treguar efektive edhe nga pikëpamja e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Lufta në Siri ka filluar në mars të vitit 2011, kur forcat besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Assad me forcë u përpoqën të shtypin protestat masive kundër qeverisë, ndërsa sipas disa të dhënave deri më tani atje janë vrarë rreth gjysmë milion njerëz, kështu varrezat aktuale janë mbushur që moti.
Dhjetëra qytete siriane të kontrolluara nga opozita janë nën rrethime disavjeçare nga ana e ushtrisë siriane dhe shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ajrore dhe të artilerisë të ushtrisë siriane dhe ruse. Njëra prej tyre është edhe qyteza Duma, e cila ndodhet në lindje të Damaskut.











































