Dijetari i madh, shejh Shuajb Arnauti, ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare.
Dijetari shqiptar i cili jetonte në Aman të Jordanisë, i kishte shërbyer fesë islame në lëmin e hadithit dhe recensimin e shumë librave të fikhut për më shumë se 50 vjet.
Ai së bashku me dy shqiptarët e tjerë, dijetarët e nderuar Shejh Albanin dhe shejh Abdulkadr Arnautin, lanë për botën akademike islame për 50 vjet punë të palodhur më shumë se 600 vëllime libra shërbime në shkencën e hadithit.
Lajmi për vdekjen e tij u prit me pikëllim gjithandej edhe në mesin e muslimanëve shqiptarë. Shumë hoxhallarë e besimtarë me pikëllim e kanë marrë lajmin për vdekjen e tij./Shembulli/