Organizata për Mbështetje Humanitare: Turqia vendi më human

Turqia renditet e para në listë për humanitet të treguar ndërkombëtarisht, gjithmonë duke krahasuar produktin e brendshëm bruto. 

Turqia aktualisht përkujdeset për 3.551.073 refugjatë me një kosto që tejkalon 25 miliardë dollarë. 

Ndihmat financiare në të holla që u dërguan në Somali deri më tani kanë arritur shumën prej 125 milionë dollarë, përveç tyre u dërguan edhe: 44.946 tonelata gjëra ushqimore, 103.806 artikuj veshmbathje, 2.020 pajisje për strehim, 48 shtëpi të gatshme, 154 kontejnerë, 12.400 batanije, 649 tonelata produkte higjienike dhe sanitare... 

Pas sulmit të fundit në Idlib nga forcat e Asadit ku si rrjedhojë u vranë mbi njëqind persona dhe mbetën të lënduar më shumë se pesëqind persona, Turqia menjëherë dërgoi 30 autoambulanca me tërë personelin e nevojshëm për të ndihmuar popullatën e ngujuar atje dhe për të transportuar të plagosurit për shërim në spitalet turke. 

Në Erbil të Irakut përmes Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë u dërguan 263 kamionë me ndihma humanitare si tenda, gjëra ushqimore, batanije, veshmbathje, produkte higjienike dhe sanitare, duke mbuluar kështu nevojat e 160.000 familjeve.

 Qeveria turke gjatë vitit 2016 dërgoi në Palestinë 500 pako pelena për fëmijë, 13.577 pako ushqimore, 5000 tonë miell, 3000 tonë sheqer, 2000 tonë oriz, 500 tonë vaj luledielli, 110.000 veshje të ndryshme, 40.000 palë këpucë dhe 10.104 lodra për fëmijë. 

Mbi 250 kamionë me ndihma u dërguan në Haleb (Alepo) vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, qindra të tjerë pasuan deri më tani. Në Afrikë për nevojat e qytetarëve qeveria turke ndau mbi 200 autobusë të rinj dhe pajisje rezervë. 

Pesëdhjetë autobusë u dërguan në Guine, nga njëzet autobusë në Niger, Gambi, Gabun, Benin dhe Somali. 

Po ashtu nga dhjetë autobusë në Etiopi dhe Liban. 

Në gjithë botën Turqia ka hapur qindra spitale dhe ofron shërbime pa pagesë për pacientët në nevojë. Turqia ka hapur mijëra bunarë dhe qendra për përpunimin dhe pastrimin e ujit dhe ka ndërtuar mijëra shtëpi për familjet në nevojë anembanë botës. 

Turqia vazhdon mbështetjen e saj humanitare në vende si Ekuator, Bosnje e Hercegovinë, Guine, Maqedoni, Haiti, Shqipëri, Kosovë, Shri Lankë, Nepal, Filipine, Irak, Mianmar, Niger, Gaza, Somali, Pakistan, Afganistan, Sudan, Bangladesh, Siri etj., në mënyrë të palodhshme, përherë në shërbim të njerëzimit.

Përktheu: Fisnik Kastrati /Shembulli.com


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat