Me të ashtuquajturën "Nëna e të gjitha bombave" është sulmuar një tunel i organiztës ISIS në Afganistan. Se a është autorizuar ky sulm nga vetë presidenti Trump, këtë nuk deshi ta thotë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Për herë të parë në një mision real Shtetet e Bashkuara të Amerikës futën në përdorim bombën më të fortë joatomike.
Arma e tipit GBU-43/B ka shkatërruar një kompleks tunelesh që përdorej nga i ashtuquajturi Shtet Islamik në Afganistan. Kjo deklaratë erdhi nga zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjës në qeverinë Trump. Sulmi në distriktin Ahin të provincës lindore Nangarhar ishte hakmarrje për vrasjen e një ushtari amerikan që ndodhi në fundjavën e kaluar.
E ashtuquajtura "Nënë e të gjitha bombave" (MOAB) përmban 8500 kilogram eksploziv dhe ka një forcë shpërthyese krahasuese me 11.000 kilogram të Eksplozivit TNT./Shembulli/