Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi që rezultatet e referendumit të sjellin dobi popullit dhe vendit.
Presidenti Erdogan i telefonoi Kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) dhe njëkohësisht Kryeministrit Binali Yildirim, Kryetarit të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli dhe Kryetarit të Partisë së Madhe e Bashkimit (BBP), Mustafa Destici dhe i uroi për rezultatet e referendumit.
Sipas rezultateve paraprake të referendumit “pro” ndryshimeve kushtetuese në mbarë Turqinë votuan 51,3% të votuesve.