Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me ftesë të Mbretit të Arabisë Saudite dhe Kujdestar i Dy Xhamive të Shenjta, Selman bin Abdualziz Al-Saud, zhvilloi një vizitë dy ditore në Arabinë Saudite, më 21-22 prill 2017.
Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, Presidenti Nishani u takua me anëtarë të familjes mbretërore saudite, si dhe vizitoi dy Xhamitë e Shenjta, në Mekë dhe në Medinë, Kujdestar i të cilave është Mbreti Selman.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen në takimet me anëtarët e familjes mbretërore saudite, për ndihmën e pakursyer që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve ndër vite, si dhe duke vlerësuar nivelin shumë të mirë e miqësor të bashkëpunimit mes dy vendeve, theksoi nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, krahas atij politik/president.al/.