Liderët evropianë në kërkim të rrugëve për të përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë

Liderët e Bashkimit Evropian marrin një vendim surprizë për Erdogan-in.

Të mbledhur në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës për të diskutuar në lidhje me negociatat e Brexitit, liderët e Bashkimit Evropian hodhën firmën në një vendim të rëndësishëm në lidhje me Presidentin Recep Tayyip Erdogan.

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker morën vendim për tu takuar me Presidentin Erdogan gjatë samitit të NATO-së që do të mbahet më 25 maj.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se Tusk dhe Juncker do të kërkojnë rrugët për të përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat