Dje, në orët e hershme (02:25), në fshatin Reçak të Shtimes, raportohet të jetë djegur xhamia e fshatit.
“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë xhamia e fshatit. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa raportohet se rasti është duke u hetuar.