Gjashtë persona janë lënduar sot pasi një grua ka shtypur me makinë turmën e njerëzve që po e festonin Bajramin pranë një qendre sportive në Newcastle të Britanisë së Madhe.
Raportohet se në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.
Incidenti ndodhi sot rreth orës 09.14 sipas kohës lokale pranë Qendrës Sportive “Westgate”, ku po mbahej Festa e Fitër Bajramit.
Thuhet se një 8-vjeçar është lënduar rëndë.
Policia britanike ka thënë se incidenti nuk besohet se është i lidhur me terrorizmin.
Një grua 42-vjeçare është arrestuar.
Qindra persona ishin duke marrë pjesë në atë ngjarje për të festuar përfundimin e Ramazanit.