Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e dr. Shefqet Krasniqit në facebook shihet një i moshuar i krishterë i cili e pranoi Islamin.
Ai është Burim Stath Kostari nga Elbasani.
Burimi, i cili ishte ortodoks, tash e një kohë kishte filluar të interesohej dhe të kishte simpati për Islamin dhe tash edhe publikisht deklaroi hyrjen e tij në këtë fe. Këtë e bëri në xhaminë e madhe në Prishtinë në prani të dr. Shefqet Krasniqit.
Babai i tij, Stath Kostarit ishte një figurë e njohur e kohës, ishte përpilues i abetares së bashku me Mehmet Gjevorin dhe Tajar Hatipin.
Profesor Stath Kostari, intelektual i kohës së Zogut, u shpërngul në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore 1941/1942.