Nga 10 denarë i mbledh paratë për Haxh

Mina Mustafa i riu nga Hotla e Kumanovës i ka grumbulluar paratë për të shkuar në Haxh këtë vit. Ai këto kursime i ka bërë duke tubuar nga 10 dhe 50 denarë monedhë hekuri siç thuhet në gjuhën popullore.

“Kur njeriu është i vendosur e bën, ja edhe unë vendosa që të kursej nga 10 dhe 50 denarë varësisht prej ditëve dhe ja arrita qëllimit që këto para të jenë për të shkuar në Haxh dhe të vizitojë vendin e shenjtë Qabenë” thotë për TetovaSot Mustafa i cili ndjehet i lumtur që i është mundësuar që këtë vit të jetë në mesin e shumë hanxhinjve në Meke.

Ndryshe çdo vit shtohen të rinjtë që shkojnë në Haxh nga vendet e botës por edhe nga vendet shqiptare.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat