Netanyahu ndal transferin e fondeve të Katarit në Gaza

KUDS (AA) - Qeveria izraelite ka ndaluar transferimin e fondeve të Katarit të dërguara për të paguar pagat e punonjësve në Rripin e Gazës të bllokuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të Kanalit 20 në Izrael, kryeministri Benyamin Netanjahu ka urdhëruar pezullimin e transferit të fondeve të Katarit në Rripin e Gazës.

Në lajm thuhet se Netanyahu ka marrë vendimin me pretekstin e "incidenteve të fundit të tensionuara në jug të Izraelit dhe hedhjen e raketave nga Gaza".

Pala izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare në lidhje me zhvillimin.

Ndryshe, në kuadër të bisedimeve indirekte për arritjen e armëpushimit në Rripin e Gazës midis lëvizjes palestineze Hamas dhe Izraelit, Katari i dërgon Gazës 15 milionë dollarë në muaj për të mbuluar pagat e punëtorëve dhe për t'i ndihmuar familjet e varfra.

Gjatë 12 viteve të fundit, Rripi i Gazës ka vazhduar të vuajë nën një bllokadë shkatërruese izraelite që ka rrënuar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar dy milionë banorët e saj nga shumë produkte bazë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat