Ushtarët izraelitë shkatërrojnë shtëpinë e të burgosurit palestinez

El HALIL (AA) - Ushtarët izraelitë kanë shpërthyer shtëpinë e një të riu palestinez të burgosur në Bregun Perëndimor të pushtuar, me çka shpërthyen tensione midis ushtarëve dhe palestinezëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Forcat izraelite kanë detonuar shtëpinë dykatëshe në të cilën jetonte familja e palestinezit Halil Jabarin, 16-vjeçar, gjatë një bastisjeje në Yatta në qytetin El-Halil (Hebreon).

Palestinezët reaguan kundër situatës përreth ndërtesës, ndërkohë që ushtarët izraelitë ndërhynë me plumba të vërtetë dhe të gomës, si dhe gaz lotsjellës.

Jabarin u arrestua me akuzën se ka tentuar të sulmojë me thikë një kolon hebre më 16 shtator.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat