"FETO u shërben agjenturave të huaja"

ANKARA (AA) - Është i qartë fakti se forcat mbizotëruese të sistemit ndërkombëtar, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe organizata terroriste FETO janë në bashkëpunim, theksoi një raport i përgatitur nga Akademia e Policisë së Turqisë i titulluar "FETO si një kërcënim ndërkombëtar", transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raport, në të cilin janë përfshirë analiza të detajuara rreth marrëdhënieve të organizatës me shërbimet e huaja të inteligjencës dhe aktivitetet e saj në vendet e ndryshme të botës, renditen informacione mbi historikun e grupit terrorist, veçoritë themelore dhe synimet, strukturimet në media dhe në arsim, si dhe strukturimet e saj në SHBA, Evropë, Ballkan, Lindja e Mesme, Afrikë, Rusi, Azinë Qendrore dhe në Kaukaz.

SHBA është në bashkëpunim me organizatën

Në raport theksohet se SHBA është aktualisht qendra e operacioneve mbarëbotërore të organizatës për arsye se ky vend është vendbanimi i kreut të organizatës, Fetullah Gülen, ndërsa thuhet se grupi terrorist në SHBA ka një strukturë të përhapur të shkollave, rrjet tregtar dhe një vëllim ekonomik që arrin në miliarda dollarë.

Në studimin e kryer më tej bëhet e ditur se organizata në SHBA ka mbi 140 shkolla me rreth 60 mijë nxënës dhe se ajo fiton më shumë se 500 milionë dollarë në vit në këtë vend me aktivitetet ekonomike.

"Është i qartë fakti se forcat mbizotëruese të sistemit ndërkombëtar, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe organizata terroriste FETO janë në bashkëpunim", thuhet në raport.

SHBA, pavarësisht "Marrëveshjes për Ekstradim të Kriminelëve dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Çështjet Penale", nuk e ka ekstraduar Fetullah Gülen-in në Turqi, ndërsa aktivitetet lobuese të FETO-s në fushën e politikës në SHBA vazhdojnë të forcohen edhe më shumë dhe përfaqësuesit dhe senatorët shpesh herë dërgohen në udhëtime kulturore duke ua mbuluar shpenzimet, janë disa nga gjetjet e raportit.

Gjermania vendstrehim për anëtarët e FETO-s që ikin nga Turqia

Në raport gjithashtu gjenden informacione në lidhje me aktivitetet e organizatës në shtetet e Bashkimit Evropian (BE), ku përparësi i është dhënë arsimit e më pas medias dhe aktiviteteve të biznesit, ashtu sikurse edhe në vendet e tjera të botës.

Më tej, në raport thuhet se shtetet si Gjermania, Austria dhe Holanda mundësojnë të gjitha mbështetjet për organizatën.

"FETO, e cila është një organizatë pa atdhe, ka një mentalitet që mund të krijojë koalicion me të gjithë dhe bashkë me shërbimet e huaja të inteligjencës kryejnë së bashku plane kundër Turqisë. FETO në Gjermani nëpërmjet shoqatave është duke u angazhuar në aktivitete arsimore, me anë të së cilave merr mbështetje të mëdha nga shteti. Gjermania është shndërruar në një vendstrehim për anëtarët e FETO-s që ikin nga Turqia. Janë në dispozicion rrëfime të anëtarëve të organizatës, se Gjermania është qendër e re e organizatës", potencohet më tej në punimin e Akademisë së Policisë së Turqisë.

Raporti thekson se FETO është aktive edhe në vendet e tjera evropiane, si Austria dhe Holanda, nëpërmjet shoqatave afariste, mediave dhe shkollave që i posedon në këto vende.

"Shqipëria është ndër vendet më të fuqishme të organizatës në mesin e shteteve të Ballkanit. FETO në Shqipëri, duke u mundësuar bursa të larta fëmijëve të burokratëve të nivelit të lartë, ka arritur të krijojë kontakte me ta", thotë raporti.

Disa vende afrikane FETO-n e shohin si kërcënim ndaj sigurisë së brendshme

Në pjesën e raportit në lidhje me aktivitetet e organizatës në shtetet afrikane, theksohet se organizata ka shndërruar në një mundësi për vete strategjinë e Turqisë për hapje në vendet e Afrikës, me ç'rast është rritur sfera e ndikimit të organizatës në këto vende. Në raport, më tej shpjegohet se si rezultat i iniciativave intensive diplomatike dhe civile të Turqisë, disa vende të Afrikës kanë filluar të shohin FETO-n si kërcënim ndaj sigurisë së brendshme, me çka kanë kufizuar aktivitetet e tyre në këto vende.

Organizata në Rusi, Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore dhe në Kaukaz punoi për interesat e SHBA-së

Në raport tregohet se FETO është përdorur si një aparat për vendosjen e politikave të SHBA-së pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste (BRSS) në rajon, ndërsa është tërhequr vëmendja se inteligjenca ruse (FSB) në vitin 2002 ka zbuluar se shkollat e FETO-s në emër të inteligjencës amerikane CIA në kundërshtim me interesat kombëtare të Rusisë zhvillojnë aktivitete të inteligjencës.

Në këtë drejtim, theksohet se vendi i dytë në Azinë Qendrore që ka zbuluar strukturimin e organizatës është Uzbekistani. Përveç asaj, Kirgistani, me iniciativat e Turqisë pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016, u pretendua se kishte marrë kontrollin e shkollave të organizatës, porse në të vërtetë vetëm ishte bërë vetëm ndryshimi i emrit. Në raport sqarohet edhe për lidhjet e organizatës në shtetet si Kazakistani, Turkmenistani.

Si pasojë e punimeve të autoriteteve turke kundër strukturimit të FETO-s në Afganistan, thuhet në raport, kompetencat e 12 shkollave të organizatës në këtë vend i janë transferuar Fondacionit Maarif të Turqisë. Raporti sqaron se Azerbajxhani është shteti më i rëndësishëm për strukturimin e FETO-s pas Turqisë, si dhe se FETO ka mbështetje politike nga diaspora armene, me të cilën punon afër në lidhje me të ashtuquajturin gjenocidin armen.

Në pjesën e raportit në lidhje me Lindjen e Mesme, thuhet se grupi terrorist synon që të shpërndajë ndikimin amerikan në Lindjen e Mesme si alternativë ndaj ndikimin francez dhe britanik në rajon, duke qenë aktive në botën arabe dhe islame.

Grupi terrorist gjithashtu i konsideron si një fushë të hapur për vete marrëdhëniet e tensionuara Egjipt-Turqi, pas largimit të presidentit të Egjiptit, Muhammed Mursi, me anë të një puçi ushtarak nga shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ministri i mbrojtjes, Abdulfettah el Sisi, thotë raporti, duke potencuar se në këtë drejtim, në kuadër të aktiviteteve shumëvjeçare të organizatës në këtë vend, ajo ka vendosur lidhje të forta me agjencitë egjiptiane të inteligjencës. 

Metodat e zbatuara në Turqi zbatohen edhe në vendet e tjera

Në pjesën përfundimtare të raportit, tregohet se si organizata terroriste metodat dhe strategjitë të cilat i ka zbatuar me dhjetra vite për t'u infiltrurar në shtet në Turqi, i zbaton edhe në vendet e tjera ku vepron.

"Nxjerrja në dritë e strukturimit ndërkombëtar të organizatës nuk është i rëndësishëm vetëm në aspektin e sigurisë kombëtare të Turqisë, por edhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Agjencitë e huaja të inteligjencës, nëpërmjet mashave si FETO mundohet të vë nën hipotekë vullnetin e popullit", konkludon raporti.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat