ANKARA (AA) – Forcat ajrore turke shkatërruan vendndodhje të armëve, strehimore dhe depo të municioneve të përdorura nga terroristët e PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur sot Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, Ministria tha se avionët turq kryen sulme ajrore të mërkurën në rajonet Zap dhe Metina të Irakut verior.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e thuajse 40,000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë.