KUDS (AA) - Ministri izraelit i Bujqësisë, Uri Arieli dhe një grup hebrenjsh radikalë, në shoqërim të policisë izraelite, kanë hyrë në kompleksin Al-Aksa, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Dejtorisë së Vakëfit në Kuds, Firas Dibsi, njoftoi se grupi, ku ishte dhe ministri izraelit, kaloi një kohë në oborrin e Al-Aksës dhe më pas u larguan.
Arieli edhe më parë me hebrenjtë radikalë dhe policinë izraelite kanë hyrë në kompleksin Al-Aksa.
Hebrenjtë radikalë në shoqërim të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të drekës hyjnë në oborrin e Al-Aksës. Kjo shpesh çon në tensione në mes palestinezëve dhe policisë izraelite.