Egjipti ua konfiskon asetet mbështetësve të Vëllazërisë Muslimane

KAJRO (AA) - Një gjykatë e Kajros ka vendosur të konfiskojë asetet e qindra personave dhe kompanive të dyshuara për mbështetjen dhe financimin e grupit të ndaluar “Vëllazëria Muslimane”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Megjithëse vendimi i gjykatës ishte lëshuar më 3 dhjetor të vitit të kaluar, deri më tani nuk ishte raportuar në mediat egjiptiane.

Mbrëmë, e përditshmja shtetërore egjiptiane Al-Ahra raportoi se vendimi bën thirrje për sekuestrimin e pasurive të 614 individëve, 268 subjekteve financiare dhe 30 spitaleve, të cilat akuzohen se “i përkasin, mbështesin ose financojnë” grupin e Vëllazërisë Muslimane.

Asetet e sekuestruara, raportoi Al-Ahram, do të vendosen në Thesarin Publik.

Megjithatë, aktvendimi nuk është final dhe ende mund të apelohet para një gjykate më të lartë.

Pas grusht shtetit ushtarak të vitit 2013 në Egjipt, autoritetet egjiptiane e shpallën Vëllazërinë Muslimane si një “grup terrorist”.

Që atëherë janë lëshuar vendime të shumëfishta gjyqësore me thirrjen për konfiskimin e aseteve nga anëtarët dhe liderët e Vëllazërisë Muslimane.

Shtatorin e kaluar, autoritetet konfiskuan asetet e 1.589 personave, përfshirë Mohamed Morsi-n, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë të lirë në Egjipti dhe udhëheqës i Vëllazërisë Muslimane, familjen e tij, si dhe 1.133 shoqata civile dhe 118 kompani, spitale e faqe të lajmeve.

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat