Në disa qytete të Turqisë, përfshirë edhe Stambollin, janë falur namaze të xhenazes në mungesë për nëntë të rinjtë e ekzekutuar nga autoritetet në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).
Namazi i xhenazes në mungesë për të ekzekutuarit është falur pas namazit të xhumasë, ndërkohë është protestuar edhe vendimi i Egjiptit.
Në protestat e organizuara në qytetet Diyarbakir, Bingöl dhe Siirt, janë mbajtur fotografitë e nëntë të rinjve të ekzekutuar, si dhe pankarta të ndryshme ku i bëhet thirrje Egjiptit t'i ndalojë ekzekutimet.
Protestë tjetër u zhvillua edhe në Stamboll. Pas protestës, në Xhaminë Fatih u fal edhe namazi i xhenazes në mungesë për personat që ishin kundër grusht shtetit në Egjipt.
Ekzekutimi i nëntë të rinjve në Egjipt më 20 mars shkaktoi një trazirë ndërkombëtare, ndërsa Amnesty International tha se këta persona u dënuan pas “gjykimeve të padrejta” me akuza për torturë.
Ata u akuzuan për vrasjen e vitit 2015 të Prokurorit të Përgjithshëm të Egjiptit, Hisham Barakat.